Flash News

KRYESORE

“Ftesa për kafe mbetet e hapur”, Mirela Milori konfirmon largimin nga Abc News

“Ftesa për kafe mbetet e hapur”, Mirela Milori konfirmon
Mirela Milori është larguar nga ABC Nees pas disa vitesh moderatore në këtë televizion. Ky ishte një vendim i papritur dhe këtë lajme  ka konfirmuar dhe vetë moderatorja teksa në një postim në rrjetet sociale shkruan se vitet e punës pranë këtij televizioni kanë pasur shumë vlerë. "Miq! Në vazhdim të interesimit tuaj, po ju konfirmoj që jam larguar nga ABC News. Vitet e punës në këtë ekran, do të mbeten të çmuara dhe me shumë vlerë në karrierën time! Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në këtë televizion, ftesa për kafe mbetet e hapur! Miqësisht M”, shkruan Milori.
Kujtojmë se dje njoftoi largimin e saj gazetarja Juli Xhokaxhi,  së cilës iu mbyll krejt papritur emisioni “Byro Politike”. Këto lëvizje në Abc News kanë qenë të papritura, dhe në vijimësi të ndryshimeve të mëdha që po bëhen në këtë telelvizion. Ndërkohë, Juli Xhokaxhi - e cila dje deklaroi se nuk do kishte Byro Politike dhe nuk e dinte as arsyen - ka sqaruar sot përmes një statusi në Facebook që do vazhdojë të jetë pjesë e Abc News por me 3 orë program me lajme dhe të ftuar. “Furtuna” në ABC News, pas Juli Xhokaxhi nga ekrani largohet edhe Mirela Milori; kush e zëvendëson

Të fundit