Ftesa për reformën zgjedhore, opozita refuzon ftesën e Ramës dhe tryezën e OSBE

Foto ilustruese

Kreu i PD, Lulzim Basha thirri në mbremje aleatët, pas ftesës që bëri kryeministri Edi Rama për Reforën Zgjedhore, përfshirë dhe Shpëtim Idrizin të cilin kryeministri nuk e përfshinte në thirrjen publike.

Sipas ABC News, aleatët pas diskutimeve, kanë rënë dakord që reforma zgjedhore, edhe pse e rëndësishme, nuk mund të bëhet pa u zgjidhur më parë kriza politike në vend.

Sipas të dhënave, Basha është shprehur se nuk ulet në asnjë tryezë me Ramën për zgjedhoren, dhe nuk do të marrin pjesë as në tryezën e thirrur nga OSBE. Propozimet konkrete të opozitës për reformën elektorale, do të përfshihen në platformën për daljen nga kriza që opozita do të publikojë ditët e ardhshme.

Opozita e konsideron krizën më të gjerë se sa problemet me Kodin Zgjedhor.