Ftesa për tu kthyer në Top Channel, Agron Llakaj shpjegon arsyen pse refuzoi ofertën

Largimi i Agron Llakajt nga “Portokallia asokohe, në vitin 2010 bëri shumë bujë. Dhe në 2012-ën, ai krijoi “Al Pazar” në Vizion Plus. Një format i ngjashëm me “Portokallinë”.

I ftuar në emisionin “3-shat” në Vizion Plus, Agron Llakaj zbuloi se e ka marrë një ofertë për t’u kthyer në “Top Channel”, bashkë me arsyet përse vendosi të mos kthehet përsëri atje.

Bora Zemani e pyeti në lidhje me disa foto të tij me drejtorin e “Top Channel”, Ben Blushi, të cilat u publikuan nga mediat vitin e kaluar duke ngjallur aludimet për një projekt të Llakajt TCH.

Agron Llakaj e pranoi se në 2018-ën, ka qenë në bisedime dhe diçka e tillë edhe mund të kishte ndodhur:

“Ishte një ofertë për në “Top Channel”, e cila mbeti në kufijtë e gjërave që diskutohen por nuk realizohen.”

Llakaj u shpreh duke thënë se stafi i “Al Pazar” ishte arsyeja përse vendosi të mos e bënte këtë lëvizje:

“Unë në jetën time kam shëtitur e kam rendur shumë, por e vetmja gjë të cilën nuk e kam braktisur ka qenë familja. “Al Pazar” për mua ka qenë familje.”