Flash News

KRYESORE

Ftesa speciale e Bashës për Protestën e sotme, dhe shoqërueset e tij  

Ftesa speciale e Bashës për Protestën e sotme, dhe

Lulzim Basha nesër ka 'një takim me historinë'. Në orën 12 të mesditës së të shtunës, ai ka thirrur në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', mbështetësit e opozitës dhe të gjithë shqiptarët që nuk mendojnë se punët po shkojnë mirë në këtë vend. Me një kërkesë të shqiptuar fort dhe qartë, që ditën e parë të protestës opozitare, më 18 shkurt: "Zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje nuk do të ketë".

Gjatë këtyre tre muajve rezistencë ai farkëtoi një opozitarizmën të ri, paqësor por të vendosur, me kërkesa të ndershme, të qarta dhe me vlerë. Edhe pse, duhet thënë, jo elektorale.

Por, ky qe risku që lideri i ri i së djathtës vendosi të merrte. Siç pati marrë edhe një tjetër më parë, gjithashtu një 'kryqëzatë jo elektorale', dekriminalizimin.

Basha vjen nesër në shesh, siç e tha vetë në fjalimin e djeshëm, me familjen. Familjen e vet e bashkon me të shqiptarëve. Me mesazhin e qartë: Kjo rezistencë është për fëmijët e Shqipërisë, për familjet tona dhe të ardhmen e vendit.

Ja ftesa e Bashës për 13 majin:

Bashkohuni me mua. Me familjen dhe fëmijët e mi. Do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me gëzim! E kam parë të nesërmen që ju po e ndërtoni.

Bashkë do nxjerrim në pension kupolën e politikës dhe do ia dorëzojmë Muzeut në Pavionin e Turpit. Ejani pa frikë, do jetë manifestimi më i madh, askush mos të mungojë në këtë moment të Europës që do vijë e do zbresë me frymën e Zotit dhe bashkimin e shqiptarëve më 13 maj, këtu, në këtë shesh.

Forca jonë ka qenë kauza e drejtë, interesi qytetar. Kjo, jo vetëm nuk na ka lodhur, por na ka bërë më të pamposhtur. Me këtë besim te njëri-tjetri, te pastërtia e synimeve tona, dhe te fakti se nuk bëjmë asgjë për interesin tonë.

Le të bashkohemi të shtunën, dhe asnjë mos të mungojë në festën e referendumit!

Të fundit