Flash News

KRYESORE

Fuga i drejtohet Nikollës: Një "ndjesë" që më ndihet e pandjerë

Fuga i drejtohet Nikollës: Një "ndjesë" që më

Akademiku Artan Fuga ka reaguar mëngjesin e sotëm për ‘ndjesën’ e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, të cilën e konsideron të pandjerë. Pedagogët e universiteteve shtetërore prej javësh nuk kanë marrë pagat e tyre dhe arsyeja sipas Nikollës është për shkak të axhustimit të ligjit të ri për arsimin e lartë.

“’Ndjesa’ e znj. ministre e arsmit për lënien pa paga të mijra punonjësve të universiteteve publike, e komunikuar në vendin dhe kohën e gabuar, atje ku në mënyrë qesharake ndonjë përfaqësues privati që ndodhet në buzë të falimentos kreu përsëri ritin e hedhjes të shpifjeve ndaj universiteteve publike, si edhe përmbajtja e asaj "ndjese", mua personalisht më ndihet krejt e papranueshme.

Por, për ta sqaruar këtë hollësisht, do të shkruaj sapo kolegët e mi të kenë pagat e së drejtës së Zotit në llogaritë e tyre bankare”, shprehet akademiku Fuga. 

Të fundit