Flash News

KRYESORE

Fuga: Fantazma e Turit të Maturës po shfaqet edhe në projektligjin për gjuhën e minoriteteve

Fuga: Fantazma e Turit të Maturës po shfaqet edhe në

Akadamiku Artan Fuga ka komentuar sot projektvendimin e qeverisë për përdorimin e gjuhës në zonat ku banojnë pakica kombëtare.

Duke e kritikuar gjuhën e përdorur Fuga përdor edhe ironinë se: fantazma e Turit të Maturës po shfaqet edhe në këtë projektligj.

Sipas akadamikut duhet një shpjegim për forumulimin juridik të shkruar në këtë projektligj.

Projektvendimi për “Mënyrën e përdorimit të gjuhës së pakicave kombëtare në marrëdhëniet ndërmjet personave që i përkasin pakicave kombëtare dhe organeve të vetëqeverisjes vendore” parashikon kriterin që 20 % e popullsisë së një njësie administrative t’i jepet mundësia e përdorimit të gjuhës së tyre, krahas gjuhës shqipe.

Në nenin një të kësaj nisme ligjore thuhet se mjafton që në një njësi administrative të ketë 20 % të popullsisë së saj të një pakice kombëtare dhe kështu do të gëzojnë të drejtën që të mund të përdorin gjuhën e tyre në marrëdhëniet mes tyre, çka nënkupton tabelat e rrugëve, por jo vetëm.

Statusi i Artan Fugës

Fantazma e Turit të Maturës po shfaqet edhe në projektligjin për gjuhën e minoriteteve në rrafsh lokal!

Kush e shpjegon kuptimin e këtij formulimi juridik të paraqitet për t’i dhënë një dhuratë modeste!

“Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre”!

Të fundit