Flash News

KRYESORE

Fuga në radhë për të blerë Iphone 11. I besuari i Ramës e mohon, por del blof

Të enjten, në media u publikua një foto e shefit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, teksa mbante radhë për të blerë një Iphone11 në Manhattan që kushton minimalisht $849.

Ja dhe Endri Fuga në Apple Store në Manhattan. Në 5th Avenue. Po blinte Iphone-in e fundit. Lekët e shqiptarëve i bëjnë Iphona. Sapo është hapur”, thuhej në mesazhin e publikuar nga JOQ.

Për foton ka reaguar vetë Endri Fuga me anë të një postimi në Twitter. “Isha edhe këtu Joq Albania po qytetari dixhital nuk më paska fotografua. Libri më i mirë se teknologjia.

Nëse shihet kujdes fotoja, vë re detajin se Fuga po qëndron para librave që u shiten fëmijëve të moshës 4 vjeç, duke dalë kështu blof.

Fuga ndodhet ne Amerike se bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Gent Cakajn, ku po marrin pjese ne Asamblene e Pergjithshmte te OKB-se.

[caption id="" align="alignleft" width="604"] Foto JOQ[/caption]

 

Të fundit