Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Fuga për vendimin e opozitës: “Radikal, por mund të japë rezultate pozitive”. Pse s’duhen mbajtur shpresat te ndërkombëtarët
Akademiku Artan Fuga, i ftuar në Tempora në Ora News, foli për vendimin e opozitës për dorëzimin e mandateve dhe për Republikën e Re.
“Nëse do të flisnim për Republikën e Re, nuk është fjala për të dalë jashtë sistemit, por për të përmirësuar një sistem që ka qenë në minimumet e veta. Opozita ka qenë në një situatë të dobësuar, inferiorizuar, në kushte jo të barabarta për të konkurruar në kushtet që ka sistemi”, u shpreh Fuga.
Ai shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, opozita ndodhet në një situatë të disfavorshme dhe jo të drejtë. “Zëri i opozitës është i pamundur me lojën e numrave që po bëhen në Parlament”, tha Fuga.
Sipas tij, vendimi i opozitës është radikal por mund të japë rezultate pozitive. “Ky është një mjet i cili për mua është radikal, por që nëse është një mjet, unë e konsideroj që mund të japë rezultate pozitive”, u shpreh Fuga ndërsa shtoi se, sipas tij, vendimi i opozitës për dorëzimin e mandateve është marrë para protestës.
Sa i përket reagimit të ndërkombëtarëve, Fuga u shpreh: "në momentin që ne mbështetemi te aleatët tanë për arsye se sistemi brenda dështon, kjo nuk mundet ta shlyejë realitetin se sistemi është i dështuar”.
Sipas tij, një sistem që nuk funksionon së brendshmi, por së jashtmi, do të thotë dështim.
Ai u ndal te roli i ndërkombëtarëve te zgjidhja e ngërçit politik në Shqipëri, ku ndër të tjera theksoi se, “Ndërkombëtarët ka momente që mund të mos jenë të gatshëm që të zgjidhin skemën tonë”, ndaj nuk duhen mbajtur shpresat te zgjidhja e jashtme.
"Ne gjithmonë shpresojmë që janë ndërkombëtar që na zgjidhin krizat tona, por këtu duhet patur kujdes. Jo gjithmonë ajo që ka ndodhur do të duhet të ndodhi dhe do të vijë një moment kur ndërkombëtarët. Në një moment të caktuar mund të jenë në unison, në një moment të caktuar mund të jenë të zënë në kriza të tjera dhe nuk mund të jenë të gatshëm për të zgjidhur krizën tonë dhe kriza mund të jetë shumë e madhe.
Duhet bërë kujdes! Flitet për një krizë të mundshme gjeopolitike në Ballkan. Ne nuk mund të prodhojmë kriza në mënyrë fëminore, duke thënë se presim të huajt që mund të na i zgjidhin. Gjuha e opozitës, është gjuha e atij që nuk i dëgjohet fjala dhe më pas kalohet tek gjuha e trupit.
Mund të hyjmë në një fazë ku nuk dihet çfarë do të ndodhë. Unë do ta quaja dështim total të klasës politike me përgjegjësinë kryesore të mazhorancës. Unë mendoj që ka ardhur koha që edhe mazhoranca edhe opozita të ulen duke lënë mënjanë fjalët e hidhura, të ulen dhe detyra e tyre është që t'u japin mundësi shqiptarëve të votojnë qetë dhe partive në kushte të barabarta dhe me një liberalizim të kodit elektoral. Në Kushtetutë kemi vendimin e drejtpërdrejt dhe asnjëri nuk voton në mënyrë të drejtpërdrejt sepse askush nuk e di se ku i shkon vota".
https://politiko.al/sa-dramatike-eshte-situata-aktuale-artan-fuga-sistemi-nuk-funksionon/