Flash News

KRYESORE

Fuga reagon për prishjen e Teatrit: Çfarë pres nga opozita

Fuga reagon për prishjen e Teatrit: Çfarë pres nga opozita

Akademiku Artan Fuga reagon për prishjen e Teatit Kombëtar.

Përmes një statusi në Facebook, Fuga shkruan se teatri dukej i lëshuar para disa ditësh, ndaj shton se reagimin e ka të rezervuar.

Fuga tregon edhe atë që pret nga opozita: “në momentin që do të ketë fuqi, do ta ringrejë ndërtesën po aty, siç ka qenë moderne e ultramodern nga brenda! Duke e hequr çibanin që po i ze vendin!”

Duke përmendur “vijën e kuqe” dhe retorikat politike, akademiku bën thirrje që të mos ngatërrohen vijat.

Reagimi i plotë

Sot, pas katastrofës, miq nuk ka cfarë them, ndaj mos më pyesni!

Teatri dukej i lëshuar qysh para disaditësh!

Mirupafshim!

Te na rrojë retorika hipokrite!

A thua se politika është tërheqje litari, kala dibrançe, a shtyrje me muskuj. Me vjen keq veç Tiranës sonë që i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, pa ligj, edhe për ata njerëz të sinqertë të pamanipuluar dhe aspak hipokritë që e kaluara jonë arkitekturale ju dhemb!

Hija e teatrit do ju ndjeki

Unë pres nga opozita të deklarojë që ;

në momentin që do të ketë fuqi, do ta ringrejë ndërtesën po aty, siç ka qenë, moderne e ultramodern nga brenda! Duke e hequr çibanin që po i ze vendin!

Që do e përballi këtë çështje juridikisht sapo Shqipëria të jetë me sistem drejtësie, jo ta braktisi sikurse bëri me reformën e pushtetit lokal, me ligjin për arsimin e lartë, jo sikurse la fushatën zgjedhore në 2017 -ën, sikur la në baltë betejën për zgjedhje të drejta në universitete!

Vija e kuqe kundër arbitraritetit nuk mund të ishte ruajtja e ndërtesës të Teatrit! Janë diskutimet që po bëhen nja një kilometër më larg ku po braktisen zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta, reale me lista të hapura!

Kush na bërtet se shteti i sotëm është diktaturë!!! Që nuk duhet njohur?

Nga ana tjetër negocion si midis të barabartësh për kodin zgjedhor pa zgjedhje dhe pa zgjedhës???

Cfarë hipokrizie politike!!!

Aty është vija e kuqe! Mos i ngatërroni vijat ! Merrni njerën për tjetrën!

Po nuk bëri këto premtime, atëhere më mirë të heshti!

Qendrojmë në fatin tonë ! Secili në punë të vet!

Të fundit