Flash News

KRYESORE

“Fu*k. Do këndoni tani”, Bebe Rexha ndërpret e tensionuar performancën dhe i bërtet audiencës

“Fu*k. Do këndoni tani”, Bebe Rexha ndërpret e tensionuar

Këngëtarja Bebe Rexha ka ‘pushtuar’ sërish mediat amerikane dhe ndërkombëtare për shkak të tensionit në skenën e ‘Spotify’. Ajo performoi në shfaqjen e organizuar përpara ceremonisë së çmimeve ‘Grammy’, por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç pritej.

Audienca që përbëhej nga njerëz të industrisë së muzikës në Amerikë ka qenë e heshtur gjatë performancës së Bebes me këngën ‘Meant to be’.

“Kjo këngë ishte numri një për 50 javë. Kam punuar shumë fort për këtë. Në rregull? Kam punuar shumë fort për këtë moment. Jam nga Staten Island, New York dhe tani po qëndrojë në këtë skenë. Ju do e këndoni këtë këngë tani, nëse e dini”, bërtiti Bebe ndaj personave të pranishëm.

Pas kritikës së këngëtares, mediat raportojnë se audienca u angazhua më shumë gjatë performancës.

Falë ‘Meant to be’, Bebe Rexha është nominuar për herë të parë në dy kategori të çmimeve ‘Grammy’, që përfshijnë “Artistin e ri më të mirë” dhe këngën “më të mirë Country në bashkëpunim”.

Pak ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare ishte në qendër të vëmendjes së mediave pasi kritikoi stilistët që nuk merrnin përsipër t’i realizonin vjeshjen për ceremoninë e ‘Grammy’, për shkak të masës së madhe trupore.

Të fundit