Flash News

KRYESORE

Fund eksperimenteve dhe justifikimeve, Duka i vendos kushte Panuçit për ‘Euro 2020’

Fund eksperimenteve dhe justifikimeve, Duka i vendos kushte Panuçit

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur se kombëtarja synon të kualifikohet në Kampionatin Europian 2020, që do organizohet në Angli.

Edhe pse kuqezinjtë janë në grup me ekipe të tilla, si: Franca, Turqia apo Islanda, për Dukën gjithçka është e mundur.

“Nëse do të kemi skuadrën në dispozicion dhe të gjithë fajtorët, mund të arrijmë një kualifikim. Janë skuadra shumë të forta. Asgjë nuk do të nënvlerësohet. Ndeshjen e parë do ta luajmë me Turqinë në Shqipëri. Urojmë ta nisim me fitoren”, pohoi ai në një intervistë për emisionin ““Sport News Plus” në “News 24”.

Deklaratat e kreut të FSHF-së nënkuptojnë se ai i ka kërkuar trajnerit Panuçi të krijojë një formacion stabël sa i takon lojtarëve dhe të mos justifikohet, pasi synimet janë madhore; ndryshe nga 'Kupa e Kombeve'.

Të fundit