All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Fund Korriku”, kapen me 55 kg drogë, arrestohen babë e bir në Tiranë

“Fund Korriku”, kapen me 55 kg drogë, arrestohen babë e
All - Paragraf - 1

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “End of July”, duke vënë në pranga 2 persona, babë e bir. Ata u kapën me plot  55 kg kanabis.

All - Paragraf - 3

Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me forcat operacionale pranë D.V.P. Tiranë, në sajë të informacioneve që dispononte për shitje të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike që kryhej në zonën e Kamzës, ka ndërtuar punën për kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar.

Më datë 31.07.2017, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit e dyshuar janë konstatuar tek qendra tregtare “Casa Italia”, duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, të cilin e drejtonte shtetasi Avni Elezi.

Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë ndalimi i mjetit, ku janë vënë re lëvizje të dyshimta të drejtuesit të mjetit dhe menjëherë është bërë kontrolli fizik i automjetit, ku në sediljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakterstike si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.

Duke qënë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Avni Elezi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij Bajram Elezi, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”.

Në kushtet e flagrancës nga ana e seksionit të narkotikëve është bërë arrestimi i shtetasve :

Avni Elezi, 34 vjeç dhe Bajram Elezi, 66 vjeç, atë dhe bir, banues në fshatin Mener.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 55 kg lëndë narkotike, automjeti tip “Ford Focus”, 2 telefona celularë.

Të fundit