Flash News

KRYESORE

“Fundi do të vijë nga studentët”, ish zëvendës-ministrja e LSI publikon mesazhin për Ramën në 2017

“Fundi do të vijë nga studentët”, ish

Ish zëvendës/ministrja e Arsimit në qeverinë ‘Rama 1’ është shprehur se para një viti i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama, ku e paralajmëronte që fundi do t’i vinte nga studentët.

Malaj shtoi se u krijua një sistem me dy kokë, fusha akademike dhe bordi administrativ që me ligj ju dha një pagesë ekstra që e merr nga taksa e studentit.

“Kur kalova në opozitë përfundimisht i kam thënë me sms kryeministrit që është sot; në qoftë se sistemin e arsimin profesional do ta kaloni tek Ministria e Financave, më keni në oponencë deri në zhdukjen e kësaj gjëje. Dy, nëse nuk mbyllni ciklin e plotë të akteve të ligjit pas në tre vjet nuk është zbatuar dhe ka krijuar probleme, unë po ju them që fundi juaj do t'ju vijë nga protesta e studentëve.

Nuk më besoi dhe historia ju duk si historia e Kasandrës. Qasja ime ishte mbështjellë në 4 gjëra. I vetmi ligj që ka 40 VKM dhe çështjen financiare ende të pa zgjidhur. E dyta, u krijua një sistem me dy kokë, fusha akademike dhe bordi administrativ që me ligj ju dha një pagesë ekstra që e merr nga taksa e studentit. Së treti, krijove mundësinë e mbylljes sepse nuk investove për të gjitha nevojat bazike të studentëve”, pohoi ajo në ‘Ora News’.

Të fundit