Flash News

KRYESORE

Fundi i një epoke: E premtja ishte dita e fundit që mund të përdornit BlackBerry Messenger

Fundi i një epoke: E premtja ishte dita e fundit që mund të

Kaq ishte, njerëz të BBM (BlackBerry Messenger).

E premtja ishte dita e fundit që mund të përdornit shërbimin e mesazheve falas në BlackBerry.

BBM, i shkurtuar për 'BlackBerry Messenger, u shfaq në vitin 2005, dy vjet para iPhone-it të parë. Në atë kohë, ishte një stadart i artë për shërbimet e mesazheve. Por me ardhjen e  telefonave të zgjuar dhe shërbime si iMessage e shumëllojshmëri të tjera të aplikacioneve të mesazheve, BBM është më pak i rëndësishëm se kurrë më parë.

Në vend të tij, do të jetë BBMe, që do të jetë shërbimi i mesazheve BlackBerry i ndërmarrjes që ofron funksionalitete dhe kriptime të ngjashme. Sipërfaqësisht, BBMe duket si një ndryshim i thjeshtë, por në fakt nuk do të jetë e njëjtë- në vitin e parë do të ofrohet falas dhe më pas 2.50 dollarë për një abonim 6-mujor.

Burimi: Bussines Insider (klikoni linkun për artikullin e plotë)

Të fundit