Flash News

KRYESORE

Fundi i një epoke, Rossi paralajmëron tërheqjen nga MotoGP

Fundi i një epoke, Rossi paralajmëron tërheqjen nga MotoGP

Valentino Rossi është kampioni më i madh i MotoGP. Piloti italian ka fituar 7 tituj kampion dhe garon ende, pavarësisht se është 41 vjeç. Shpejtësinë dhe adrenalinën i ka në gjak, por duket se dhe një si Valentino po mendon tërheqjen nga ky sport.

Ai u largua nga skuadra Yamaha me skuderinë japoneze që nuk i besoi më duke preferuar, para tij që të vazhdonte me dy garues të tjerë, Maverick Vinales dhe Fabio Quartararo.

“Nga njëra anë ishte e vështirë për të marrë vendimin e ndarjes me Yamaha në 2021, por në të njëjtën kohë nuk ishte edhe kaq e vështirë, pasi nuk dua të vazhdoj më nëse nuk jam kompetitiv. Kërkova mbështetje nga Yamaha, ata u përgjigjën pozitivisht nëse do të vazhdoj të garoj edhe pas Botërorit të vitit të ardhshëm.

"Objektivi im i parë është që të garoj deri në vitin 2021. Yamaha Petronas është një skuadër fantastike dhe kanë treguar se janë në nivel të lartë dhe shumë të fortë. Kështu që, nëse kaloj te Yamaha Petronas, nuk do të ndryshonte shumë për mua“, - tha Rossi për objektivat e tij.

Të fundit