Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Romeo Gurakuqi
Edhe sa kohë do e durojmë mbi krye “shkambin” e randë të “ndërtesës shtetnore të rrënueme” prej arrogancës, paaftësisë, padrejtësisë dhe talljes së administratorëve krenaristë, në këto kohë të fatkeqësisë që ka kapërthye një pjesë të madhe të territorit shtetnor?
Asht pyetja që bajnë çdo ditë mijëra qytetarë të kësaj republike të shkërmoçur nga korrupsioni, injoranca, termeti dhe kapja prej duarve te padukshme te hienave të krimit. Mendoj se ka ardhë momenti me i dhanë fund spektaklit lodhës të njeriut udhëheqës, që po na bjerr ditët me kastile pa ia nda, ndërkohë që emergjenca e kthimit të jetës normale në vend, në shumë aspekte, mbetet në rendin e parë dhe pa përgjigje.
Kolapsi i jetës në hapësirën ma vitale të Shqipnisë, ku asht e përqendrueme ekonomia, tregtia, jeta arsimore dhe universitare në vendin tonë, pengon çdo pore tjetër të shoqnisë dhe te shtetit për riaktivizim me kohë të plotë e rimarrje te ciklit. Pikërisht për shkak të randësisë nacionale të ripërtëritjes dhe rindërtimit te këtyre anëve, unë mendoj se protagonisti i zvarritjes boshe, nuk duhet të lihet ma tutje në lojën e tij vetmitare të inskenimeve të pafrytshme dhe damtuese. Asht nji lojë cinike që bahet në nji kohë dramatike, me pasoja mjaft komplekse dhe të gjithanshme për shoqërinë dhe perspektiven e saj.
Jemi në rrethanat e nji paqartësie dhe amullie te tejzgjatun, kur kërkohen zgjidhje adekuate, zgjidhje të cilat nuk thellojnë ma tej pasigurinë qytetare dhe dezintegrimin e komuniteteve të prekuna nga fatkeqësite, por i japin shpresë dhe siguri për rikompaktësim në të njëjtën hapësirë urbane, të jetës së tyne te ardhshme. Kjo kohe e fundit, iu shtue kaosit institucional, administrativ dhe juridik te krijuem prej disa vitesh nga mendjet e deformueme te "udhëheqjes". Prandaj gjithandej ne opinionin publik po kërkohet njëkohësisht, edhe vendosja në veprim të menjiherëshëm e procesit të studimit për këtë rindërtim të jetës së bashkësive aty ku ishin deri me 26 nëntor, edhe stabilizimi i shtetit.
Mirëpo, pavarësisht se kjo nevojë asht në mendjen e çdo qytetari, ne nuk shohim se qeveria disponon një platformë dhe metodë të arsyeshme për zgjidhje afatgjatë dhe me parime të kjarta. Deri më tash kemi degjue që publikut t’i komunikohen çdo mëngjes, veç andrrat e çmenduna të netëve të dhjetorit të fundit, me zhvendosje drastike të lagjeve të tana të Dyrrachium-it tonë krenar, por nuk kemi pa që qeveria të ketë promovue nji mbledhje të inxhinierëve urbanistë durrsakë, të asistuem nga të dijshmit e vërtetë të fushës nga institutet projektuese të Tiranës, për të skicue rindërtimin me garanci dhe me vazhdimësi të pjesëve të damtueme të qytetit tonë, historikisht mjaft të randësishëm. Asht e papranueshme që në rindërtimin e Durrësit, Krujës, Laçit etj., të injorohen me arrogancë opinioni i njerëzve që llogarisin në komunitetet e prekuna. Nismat çrrënjosëse që u komunikohen qytetarëve nga i pari i ekzekutivit spontanisht gjatë ‘spektakleve”, përmes hokave që ban gjithandej ku shkel në vrapimin e tij të pandalshem, i konsideroj shfaqje të nji politike dritëshkurtër, që nuk respekton dinjitetin e njerëzve në komunitete, i vlerësoj si shfaqje të autoritarizmit që instrumentalizon me detyrat e ngarkueme nga kushtetuta, kujdesin e vërtetë ndaj njerëzve të mbetun pa strehë.
Pasiguria për jetën e përditshme, mungesa e garancive politike dhe juridike ka kapërthye jetën tonë në mënyrë të gjithanshme, ndërsa dhjetra mijëra bashkëqytetarë gjenden pa një strehë mbi kohë dhe me një cikel normal të jëtes familjare të prishur dhe pa përspektivë rregullimi.
Mirëpo, pavarësisht traumës së përgjithshme dhe pamundësisë sistematike të këtij shteti të degraduem për t’iu përgjigjur emergjencave, unë besoj se ky vend i ka mundësitë për të nxjerrë prej gjirit të popullit të vet, burimet e afta njërëzore për udhëheqje të saktë administrative dhe korrektuese te pararendjes.
Kam pa disa herë nji dorë të shtrime të Kryeministrit të vendit dhe pyetjet e para që kam ba kanë qenë: A e ka me gjithë mend? A asht serioz? A ka nji plan zbritjeje nga froni i të gjitha pushteteve? A i don me të vërtetë njërëzit e vendit të tij, apo këto ditë të katastrofës e kanë ba ma human? A thue u ngop me paaftësinë e tij shkëlqyese? A kërkon nji fasadë për punën e tij pararandëse të nëndheshme, apo ka kuptue kotësinë e vijimit të matejshëm të lojës?
Duhet të jemi të qartë: Ka veç nji mënyrë për të kuptue dorën e shtrime për me dalë prej dy krizave që po na rrënojnë gradualisht: Dorëheqje në të mirë të krijimit të nji qeverie tranzitive, të përbamë nga administratorë të spikatun, të udhëhequn nga nji personalitet publik i kuotum nalt prej shoqnisë në aspektin e besueshmërisë dhe respektimit të lirive dhe ligjeve. Shqipnisë i duhet sot ma shumë se kurrë, Qeveria e Rindertimit dhe e Reformave Institucionale Administrative. Dy krizat janë kapërthye aq keq me njëna-tjetrën, sa zoti Rama dhe ortakët e tij duhet ta kuptojnë se nuk i kanë as mundësitë, as kapacitetet intelektuale brenda ekzekutivit, as besueshmërinë dhe as konsensusin publik për t’i kthye popullit shpresen, donatorëve garancinë e përdorimit racional të fondeve dhe organit sovran, legjitimitetin e hequn me arrogancën e komisarëve të mandateve.
Çdo ditë që kalon veç zgjat amullinë, shton vuajtjet e njerëzve të pastrehë, rihap lojën e krizave kushtetuese, rrit pasigurinë e periferive, largon popullin, mban ekonominë në stanjacion dhe gjallon aktivitetin e “djelmëve të zgjuar dhe te shkathët” që kanë kapur për veshësh politikanët.
Me veprimet dhe mosveprimet e veta, qeveria e "rilindasve krenare", e ka mbylle ciklin e saj antihistorik. Vendit i duhet nji ekzekutiv me mandat te percaktuem, te perkufizuem qarte e me fuqi te plota mireberese, per ta nxjerre respublica-n nga humnera ku e hodhën aventurieret.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38