Flash News

KRYESORE

Fundi i partneritetit strategjik me Greqinë, zbardhet deklarata e Kotzias kundër Shqipërisë që detyroi Ramën të mbajë qëndrimin e ri

Fundi i partneritetit strategjik me Greqinë, zbardhet deklarata e Kotzias

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ‘Përballë’, kryeministri Edi Rama konfirmoi përfundimin të ashtuquajturit partneritet strategjik me Greqinë, kur tha se marrëdhëniet me fqinjin jugor kanë probleme.

Ky qëndrim i ri i Tiranës për raportet me Athinën erdhi pak orë pasi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias njoftoi homologët e tij në BE për veton që pritet t’i vendosë Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Në takimin e zhvilluar në Estoni, ku ishin të pranishëm edhe ministrat e vendeve kandidate, përfshi Ditmir Bushatin, Kotzias u tha gazetarëve se kishte njoftuar homologët për planet e qeverisë shqiptare për uzurpimin e pronave që i përkasin pakices greke në Himarë.

Kotzias tha respektimi i pronës së minoritarëve është kusht për negociatat e anëtarësimit, çka lë të kuptohet se brenda këtij viti Shqipëria nuk do të mund të hedh një tjetër hap në procesin e integrimit.

"Unë theksoj se çështjet e të drejtave të njeriut nuk duhet të përdoren në mënyrë selektive dhe paraqita një sërë shembuj sesi është abuzuar. Në kontekstin e pranisë sonë këtu, unë gjithashtu pata diskutime me një numër të Ministrave dhe Komisionerëve, ku e kam bërë shumë të qartë kushtet që  duhet të plotësojnë disa prej këtyre vendeve kandidate për të filluar negociatat e anëtarësimit", u shpreh Kotzias.

Të fundit