Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Fundi i policisë që deshën”, Manjani thumbon Policinë e Shtetit pas shkarkimeve në Kurbin dhe Lezhë
Pas deklaratës së kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe shkarkimeve e pezullimeve të disa prej drejtuesve të policisë Lezhë dhe Kurbin për shpërdorim detyre, ka reaguar ish-ministri i LSI, Ylli Manjani.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Manjani thotë se policia vetë ka konfirmuar zyrtarisht se në radhët e saj ka trafikantë hashashi. Sipas tij ky është fundi i policisë që deshën.
“Konfirmohet zyrtarisht nga vetë Policia, se paska në radhët e saj kultivues e trafikantë hashashi! Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!”, shkruan Manjani.
Shkarkimet dhe përjashtimet e drejtuesve të policisë Lezhë dhe Kurbin u bënë pasi mbi to rëndonte akuza se kishin abuzuar me detyrën duke lejuar trafikimin e lëndëve narkotike.