All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘Fundjava: Gara dhe alkool!’, policia: Sa herë ka aksidente rrugore, të gjithë moralizojnë, por në rrugë harrojnë

‘Fundjava: Gara dhe alkool!’, policia: Sa herë ka aksidente
All - Paragraf - 1

Policia e Tiranës thotë se pavarësisht sensibilizimeve dhe kontrolleve të zhvilluara ka drejtues mjetesh të cilët shkelin rregullat e qarkullimit duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

All - Paragraf - 3

“Sa herë ka aksidente rrugore, të gjithë moralizojnë, por në rrugë harrojnë🤔

Fundjava: Gara dhe alkool!!!

Nuk ka shpjegim dhe aq me tepër kuptim, se si shumë të rinj dhe të reja edhe pas sensibilizimeve të njëpasnjëshme apo kontrolleve të pandërprera nga Policia Rrugore, edhe pse në media apo rrjete sociale lexojnë e shikojnë ngjarje rrugore me pasoja fatale, shumica e të cilave janë për shkak të vetëbesimit te tepruar dhe neglizhences gjate drejtimit te mjetit, perseri nuk hezitojne qe investimin e prinderve te tyre ne mjete motorrike, ta kthejne ne nje “arme vrasese” me rrota qe pret te shtype te pafajshmin e radhës”, shkruhet në faqen e policisë në rrjetin social Facebook.

vetëm me dy orë monitorim me agjentë civilë, policia thotë se u konstatuan dhe u ndëshkuan:

10 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

3 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nëpërmjet sistemit të shkarkimit të gazrave.

U pezulluan 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

U tërhoqën 12 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara matur me radar në rrugën Interurbane kryesore Tirans-Durrës.

U proceduan 7 drejtues mjetesh për xhama të errët.

5 drejtues mjetesh u arrestuan nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi.

Si dhe u shoqëruan 8 automjete me targa regjistrimi të një shteti tjetër me qëllim verifikimin e tyre nga strukturat e tjera policore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Eshte e pafalshme per kedo qe konstaton shkelje te tilla ne vende te populluara dhe pret nje reagim vetem nga policia, eshte koha qe te gjithe tu tregojne vendin atyre qe cenojne sigurine e jetes me te gjitha format e mundshme sociale dhe ligjore.

Sheshi Nene Tereza, eshte pedonale👫, jo piste 🏎, qe mbi rrota te hidhet “valle”👮‍♀”, mbyll reagimin e saj policia.

Të fundit