Flash News

KRYESORE

Fundjava në ‘shtetrrethim’ total, nga sot në 17:30 deri të hënën, gjithçka e mbyllur

Nga ora 17:30 e kësaj të premteje, deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, në Shqipëri do të mbyllet gjithçka.

Nuk do të lejohet asnjë lëvizje këmbësorësh, automjetesh që s’kanë urgjenca si dhe mbyllje për çdo lloj aktiviteti ekonomik, përfshi edhe supermarketet, tregjet dhe farmacitë.

Kjo është fundjava e parë që hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas udhëzimit të ministers Ogerta Manastirliu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më herët fasha orare për të lëvizur dhe për aktivitetet e tjera shtrihej nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 13:00, përfshirë edhe të shtunën. Me zgjerimi e fashës orare deri në orën 17:30 u vendos dhe kufizimi për mbyllje totale të  fundjavës.

Kujtojmë që kjo fundjavë përkon edhe me Pashkët Ortodokse, gjë që besimarët mund ta shfrytëzojnë për të qëndruar pranë familjeve, por duke shmangur vizitat te të afërmit e tjerë.

Masat janë marrë në kuadër të mospërhapjes së mëtejshme të COVID-19.

Të fundit