Flash News

KRYESORE

Fundjava sërish në izolim? Balla ‘zbulon’ planin e Ramës

Fundjava sërish në izolim? Balla ‘zbulon’ planin e

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një lidhje direkte për Neës 24, ai është shprehur se edhe gjatë kësaj fundjavës që vjen kryeministri Edi Rama konsultuar me ekspertët do të vendosin që familjet shqiptare të qendrojnë në shtëpi.

Sipas Ballës, qeveria konsultohet herë pas herë me shtetin gjerman sa i takon kufizimit të masave.

‘Ne i referohemi shpeshherë Gjermanisë si një standard në Europë për masat si distancimi social që ata kanë.

Masat shtrënguese padyshim që do të vijojnë. Edhe kjo fundjavë që vjen, unë mendoj që kryeministri konsultuar me ekspertët do të marrin vendimin që familjet shqiptare do të qendrojnë në shtëpi. Historia ka treguar që sa më shumë të jemi të kujdessshëm, aq më shumë janë lehtësuar. Këto i kemi parë në shumë raste’, tha Balla.

Të fundit