Flash News

KRYESORE

Fundjava sërish në izolim, përveç një kategorie

Fundjava sërish në izolim, përveç një kategorie

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se edhe kjo fundjavë do të jetë përsëri në izolim të plotë.

Kryeministri njoftoi se do të lejohen vetëm ata persona që janë të autorizuar për punë.

Duke marrë parasysh kritikat e njerëzve, Rama tha se i pranon të gjitha, por nënvizoi se situata nuk do të ishte e tillë në vend nëse do të mungonin këto masa.

Edhe kjo fundjavë në izolim. Të gjithë në shtëpi, vetëm ata që do të shkojnë në punë me autorizimin e lejuar mund të dalin për punë.

Ku ka kryeministër në botë që të dojë ti shtojë vetes së vet halle kaq të mëdha sa halli i kësaj situate e halli i të qënit shënjestër për sharje e mallkime për njerëz që nuk hyjnë dot në Shqipëri.

Thoni çfarë të doni, unë i gëlltis të gjitha. Çfarë është kjo? Kënaqësi? Jo. Nëse do hapnim kufirin s’do e kishim këtë situatë”, tha Rama.

Kujtojmë se kjo është fundjava e dytë që vendi është në izolim total. Kyeministri Rama nuk njoftoi se sa do të zgjasë një masë e tillë.

Të fundit