Flash News

KRYESORE

Fundjavë e tensionuar për presidentin Temer, e ardhmja e tij politike në pikëpyetje

Fundjavë e tensionuar për presidentin Temer, e ardhmja e tij politike

Brazili po përgatitet për një fundjavë me tensione të larta, mes manifestimeve dhe negociatave politike, që mund të vendosin për fatin e presidentit Michel Temer, shënjestër e akuzave të rënda për korrupsion.

Kreu i Shtetit po përpiqet me të gjitha format e mundshme për të penguar shpërbërjen e koalicionit që e mbështet në Kongres me qëllim për të marrë masat e nevojshme kundër një procedurë shkarkimi, një procedurë e njëjtë e shënuar një vit më parë që i kushtoi postin presidentes së të majtës Dilma Rousseff. Në atë kohë Temer erdhi në pushtet pas shkarkimit të Rousseff, ku ai ushtronte detyrën e zëvendëspresidentit.

Disa mocione fajësimi janë depozituar nga ana e parlametarëve, por procedura është e gjatë dhe nevojitet një shumicë prej dy të tretash në Dhomën e Deputetëve më pas në Senat.

Partitë e së majtës, sindikatat dhe organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje për nesër për organizimin e manifestimeve në të gjithë vendin me të vetmin slogan. Dorëheqja e Michel Temer. Shkalla e mobilizimit do të shërbejë si njësi matëse e indinjatës së brazilianëve.

Të fundit