Flash News

KRYESORE

“Fundjavë politike”, ish-deputetja e PD-së takon Dritan Zaganin në Zvicër

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, së fundi ka udhëtuar drejt  Zvicrës, ku ka takuar ish-shefin e antidrogës, Dritan Zaganin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale,  ajo e ka cilësuar Zaganin si idhtarin e antikrimit politik.

“Fundjavë politike.  Me Zaganin, idhtarin e antikrimit politik”, shkruan Hajdarmataj në ‘Facebook’.

Kujtojmë se Zagani ndodhet në azil jashtë Shqipërisë, pasi denoncoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin për lidhje me bandat e drogës.

Të fundit