Flash News

KRYESORE

Fundoset jahti me flamur holandez në ujërat shqiptare

Fundoset jahti me flamur holandez në ujërat shqiptare

Një jaht me fjamur holandez është fundosur mesditën e sotme 2 milje larg bregdetit të Sarandës.

Mjeti ishte nisur nga ishulli i Korfuzit me destinacion portin e Sarandës, por 2 milje larg brigjeve shqiptare jahti ka pësuar avari dhe për rrjedhojë është mbytur, raporton Saranda News.

Menjëherë pas lëshimit të sinjalit ‘SOS’ në drejtim të jahtit me flamur holandez janë nisur forca të policisë kufitare të Sarandës. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë që të shpëtohet pronari i jahtit, një shtetas italian, 52-vjeç, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Mësohet se italiani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Pasi është shoqëruar në komisariat, ai ka deklaruar se ishte nisur për turizëm dhe se udhëtonte i vetëm me jahtin e tij. Kjo konfirmohet edhe nga autoritetet portuale greke. Turisti italian mësohet se është nisur nga një port italian disa ditë më parë me destinacion fillimisht Korfuzin.

Nga ishulli grek, italiani ka udhëtuar në drejtim të Shqipërisë mëngjesin e sotëm, por gjatë lundrimit në det jahti ka pësuar defekt çka ka bërë që të mbytet brenda pak minutash. Policia kufitare ka nisur hetimet mbi shkaqet e mbytjes së mjetit lundrues.

Të fundit