Flash News

KRYESORE

Fuqia e pasaportës, Shqipëria rritet me një pozicion

“Henley” ka publikuar sot të dhënat për fuqinë e 199 pasaportave të ndryshme në të gjithë botën. Këto pasaporta janë analizuar për mundësinë që kanë mbajtësit e tyre për të vizituar pa viza 227 destinacione të ndryshme.

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 48-ta në botë me 116 vende ku mund të udhëtohet pa vizë, ose ku shqiptarët mund të marrin vizë ku mbërrijnë në destinacion. Për vitin 2019-të, kjo është rritje me një pozicion për pasaportën shqiptare, nga viti i kaluar.

Sa i përket Kosovës, pasaporta e këtij shteti është ndër më të dobëtat në botë për shkak se qytetarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm as në zonën Shengen, ndryshe nga shtetet e tjera ballkanike. Ajo renditet në vend të 95 me 43 destinacione ku nuk ka nevojë për vizë.

Tre pasaportat më të fuqishme për këtë vit janë ato të Japonisë, Singaporit dhe Koresë së Jugut. Gjermania ndodhet në vend të dytë, ndërsa në vend të tretë janë Danimarka, Finlanda, Suedia, Franca dhe Italia.

Në fund të listës ndodhen pasaportat e Afganistanit dhe Irakut.

Të fundit