Flash News

KRYESORE

“Fuqia tek buzët”, 2018-ta e grave politikane në Shqipëri

“Fuqia tek buzët”, 2018-ta e grave politikane në
E kuqe qetësuese, e kuqe "politike", tepër bindëse. Ekziston një lidhje që bën bashkë buzëkuqët dhe pushtetin. Jo pushtetin e joshjes, por atë politik. Buzëkuqët shprehin qëndrime që nuk i imagjinoni dot. Këtë e kanë kuptuar edhe politikanet, të cilat marrin përsipër riskun e nuancave.  Oborri i parlamentit – së fundmi- mbahet mend më shumë për protestat dhe përballja e qytetarëve me pushtetin, por gjatë gjithë vitit ky oborr ka qenë në njëfarë mënyre dhe ‘pasarela’ e politikanëve. Fotoreporterët kanë kapur momente të ndryshme të grave politikane gjatë kohës që drejtoheshin për seancën plenare, herë për ndonjë fjalim e herë sa për të dalë në faqet e para të gazetave e medieve online. I rikthehemi disa prej politikaneve gra, që fuqinë e treguan dhe nëpërmjet buzëve. Guxim i kuq Në takime elektorale apo shfaqje televizive, me ngjyrë kuqe flakë, Monika Kryemadhit i shkon e kuqja me çdo lloj veshjeje.  Kryetarja e LSI-së ka ndryshuar shijet dhe stilin, duke u treguar e kujdesshme dhe e kuruar në veshjet e përzgjedhura, por edhe duke i dhënë fuqi buzëve të saj.
 
View this post on Instagram
 

Në @topchannelalbania me Ylli Rakipin. 🙂

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi) on

Ngjyra e pushtetit Në të shumtën e rasteve, Elisa Spiropali  përdor buzëkuq nude (ngjyrë mishi). Një ngjyrë që i shkon shumë tipareve të saj. Por në disa raste përdor dhe ngjyrën vishnje dhe të kuqe, që i jep asaj më shumë prezencë dhe autoritet.
Tone shkëlqyese politike Tonaliteti mauve duket se është më i miri për femrat e politikës: është e njëjta ngjyrë me atë të mukozës së gojës. E ajo që e përfaqëson me së miri këtë tonalitet është Jorida Tabaku. Kurse preferon buzëkuq me laps konturi dhe pastaj një shtresë e holle shkëlqyesi  Etilda Gjonaj. Po ashtu edhe Grida Duma preferon ngjyrën nude, një ngjyrë që është identiteti i buzëve të saj, por shkëlqen kur përdor të kuqen.
 
View this post on Instagram
 

#partiademokratike

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal) on

Të fundit