Fuqizohet ambasada ruse, ndërton kompleks të ri në Tiranë

Ambasada e Rusisë në Tiranë do të ketë një kompleks të ri. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku falenderon kompaninë ndërtuese për cilësinë e lartë të punimeve.

“Ambasadori Rus Aleksandër Karpushin iu drejtua të pranishmëve me fjalë urimi dhe falenderoi qeradhënësin për cilësinë e lartë të punimeve, duke shprehur besimin në vijimin e bashkëpunimit të frytshëm mes palëve”, shkruan ambasada.

Kompleksi i ri i ambasadës do të fillojë të funksionojë pas përfundimit të të gjithë punimeve të kompanisë ruse.

 Njoftimi i ambasadës:

Para ca ditësh Ambasadori Rus në Shqipëri Aleksandër Karpushin bashkë me drejtorin e kompanisë ndertuese “FAB Konstruction” Shaban Xhabrahimi ka nënshkruar Aktin e marrjes në dorëzim të kompleksit të ri të ambasadës. Ceremonia u mbajt në prani të nëpunësve të ambasadës dhe kompanisë së lartpërmendur.

Ambasadori Rus Aleksandër Karpushin iu drejtua të pranishmëve me fjalë urimi dhe falenderoi qeradhënësin për cilësinë e lartë të punimeve, duke shprehur besimin në vijimin e bashkëpunimit të frytshëm mes palëve.

Kompleksi i ri i ambasadës do të fillojë të funksionojë pas përfundimit të punimeve të kompanisë ruse.