Flash News

KRYESORE

Furgoni me destiacion Malin e Zi kapet në Shkodër; sekuestrohen 70 kg drogë, arrestohen 2 persona

Furgoni me destiacion Malin e Zi kapet në Shkodër; sekuestrohen 70 kg

Një furgon me 70 kg drogë është kapur në Hanin e Hotit nga policia e shtetit. Mësohet se automjeti po lëvizte aksin Shkodër – Han i Hotit, aty ku është ndaluar nga policia.

 Pas ndalimit, policia ka ndaluar dy persona, shoferin dhe pasagjerin.  Të arrestuarit janë Fatbardh Hoxha, 26 vjeç dhe Klejdi Xeka, 30 vjeç. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy makina, një Golf dhe një Benz.

Dyshohet se droga do kalonte në Malin e Zi përmes pikës kufitare e më pas destinacioni ishte në Europë. Policia ka nisur hetimet dhe pritet deklarata zyrtare lidhur me sekuestrimin e drogës.

 

Të fundit