Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Furgoni ‘fluturon’ kalimtarët në trotuar, shkon në 10 numri i viktimave në Kanada
Dhjetë persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një kamion hyri përmes turmës së këmbësorëve në Toronto të Kanadasë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme dhe paraprakisht, duket se ngjarja ka qenë e qëllimshme, sipas shefit të policisë së Torontos, Mark Saunders, shkruan CNN, raporton politiko.al.
Saunders tha se autori i dyshuar, shoferi 25-vjeçar Alek Minassian, nga Richmond Hill, Ontario është arrestuar, vetëm 30 minuta pasi policia mori një telefonatë për ngjarjen e ndodhur.
Autoritetet kanë sqaruar se një kamion i bardhë, i marrë me qira ka goditur këmbësorët në zonën e North York në kryqëzimin e Yonge Street dhe Finch Avenue, duke shkaktuar deri tani 10 viktima dhe 15 të tjerë të plagosur.
Policia ka mbyllur dy rrugët me të cilat kryqëzohet vendi ku ndodhi aksidentit, ndërsa deri tani nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme.