Flash News

KRYESORE

Furgoni me drogë, flet pronari: E kam shitur, nuk përfshihem në hetim

Furgoni me drogë, flet pronari: E kam shitur, nuk përfshihem në

Ilir Dauti është personi në emër të të cilit ishte regjistruar furgoni i kapur me drogë në Qafë Thanë. Ai është shprehur për BalkanWeb se furgonin e ka shitur, por akoma nuk është bërë akti noterial, pasi personi që e ka marrë nuk i kishte paratë.

“Personi që do blinte furgonin, nuk kishte paratë, ndaj nuk bëmë aktin noterial. Për shitjen e furgonit kemi bërë akt marrëveshje me personin. Likuidimin do ta bënte në fund të vitit, atëherë do bënim edhe kalimin e pronësisë”, ka thënë Dauti.

Ai u shpreh se shoferi që drejtonte furgonin, ishte vëllai i personit që e ka blerë dhe shtoi se furgoni kishte te shkruar edhe emrin e firmës tjetër që e kishte në përdorim.

“Sot isha në polici dhe më thanë që nuk përfshihem në hetim. Personi që ka në përdorim furgonin e pranon edhe sot që e ka blerë furgonin”, deklaroi Dauti.

Të fundit