Flash News

KRYESORE

Furgoni i pasagjerëve përplaset me një makinë, plagosen 2 shoferët

Furgoni i pasagjerëve përplaset me një makinë, plagosen 2

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i ndodhur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një furgon me pasagjerë u përplas me një makinë.

Nga ku aksident, dy shoferët kanë marrë plagë më të rënda.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve paraprake shkak i aksidentit dyshohet se është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda dy ditësh në zonën e Shkodrës.

Të fundit