Flash News

KRYESORE

Furnizonin ish-Bllokun, Komunën e Parisit dhe Tiranën e Re me droga të forta, pranga dy të rinjve

Furnizonin ish-Bllokun, Komunën e Parisit dhe Tiranën e Re me droga

Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për ”Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se në sajë të operacionit “Selita”, janë vënë në pranga L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, si dhe iu sekuestruan 402.7 gr. lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike dhe një sasi parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjetat” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Prokop Mima”, është ndaluar për kontroll automjeti tip “Smart”, me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e shtetasit L. T, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, sqaron policia.

Të fundit