Flash News

KRYESORE

Furnizonte me kokainë lokalet e natës në Tiranë, arrestohet i riu

Arrestohet një person, pasi akuzohet për shpërndarje të drogave të forta në formë dozash në Tiranë.

23-vjeçari me inicialet G.X u kap gjatë një kontrolli në makinën e tij në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, ku iu gjetën  tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Sipas policisë, i riu dyshohet se shpërndante në bazë të porosive kokainë në lokale të ndryshme në Tiranë.

Njoftimi:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.

Në pranga një 23-vjeçar.

Sekuestrohen 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, peshore elektronike, automjet e aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin:

  1. X., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e Policisë, pasi për të disponohej informacion se në bazë porosie shpërndante në klubet e ndryshme të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kokainë në formë dozash.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke qarkulluar me mjet në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe e kanë ndaluar për kontroll. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, iu gjetën tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku në pjesën e kompjuterit iu gjetën të fshehura gjashtëmbëdhjetë doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë; peshore elektronike; dy aparate celular; dhe nje mjet.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit