Flash News

KRYESORE

Furrxhiu i ve flakën magazinës në Gjirokastër

Furrxhiu i ve flakën magazinës në Gjirokastër

Shkrumbohet magazina në Gjirokastër, shkak pakujdesia e punonjësit të furrës së bukës. Një magazinë me amballazhe është djegur plotësisht gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër. Zjarri i rënë rreth orës 4 të mëngjesit ka përfshirë edhe një furrë buke që fatmirësisht është mundur të shpëtohet nga ndërhyrja e zjarrfikësve. Shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e punonjësit të furrës. Era ka përcjellë në stivën e druve shkëndijat e prushit të nxjerra jashtë pas ndërrimit të zjarrit të furrës, duke përfshirë jo vetëm stivën me dru, por edhe magazinën në krah, pikë shumice ambalazhimi dhe baletash druri.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve dhe policisë së shtetit ka ndihmuar në shmangien e zjarrit në magazinat e tjera dhe kamionët e parkuar në vend. Në operacionin e shuarjes së zjarrit morën pjesë 8 efektivë zjarrfikës.

 

Të fundit