Flash News

KRYESORE

“Furtuna në administratë”, Petrit Vasili sulmon Ramën: Shkollëpak që lexon përrallat e La Fontenit

“Furtuna në administratë”, Petrit Vasili sulmon

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama përmes një statusi në “Facebook”.

Vasili akuzon Ramën për shkarkimt në administratë teksa e quan kryeministrin shkollëpak dhe e krahason vendimet e tij me përrallën e La Fontenit.

"Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin" shkruan Vasili.

Statusi i Vasilit:

Kryeministri ynë dhe gomari i La Fontenit

Meqë ky shkollëpak që kemi në krye të qeverisë lexon përrallat e La Fontenit dhe meqënëse gjithë fajin që nuk i japin investime në Trieste, që jemi të 149-t si mbështetësit më të dobët të të varfërve e mbështetësit më të mëdhenj të oligarkisë dhe që 60% e qytetarëve duan të ikin nga Shqipëria e ka administrata, ja ç'thotë La Fonteni në një përrallë:

Një pronar, që të ruante kopshtin më mirë hoqi rojen dhe mori një gomar. Për gjithë natën gomari e shkatërroi kopshtin. La Fonteni i madh e mbylli përrallën duke thënë: "Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin."

Kjo vlen edhe për shkollëpaktin, kryeministrin tonë, që fajin ia paska administrata në këto 4 vjet të vegjetimit të tij.

 

Të fundit