Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
“Furtuna” për Haradinajn, gazetari i TCH: Ata që e mbështesin janë hajdutë, mashtrues, surrogato politike
Një reagim ndryshe pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës.
Gazetari i Top Channel, Denis Dyrnjaja reagon ndaj atyre që mbushën rrjetet sociale me qëndrimet për Haradinajn.
Sipas gazetarit, Haradinajn e përkrahin ata që në realitet bëjnë të kundërtën e aktit të tij, dhe e cilëson si rast tipik për të bërë famë nga fama e tjetrit.
Reagimi:
Milion-pjesëtimi i famës së Ramush Haradinajt!
Raste si dorëheqja e Ramush Haradinaj janë simbolika më e fortë e pështirësisë njerëzore dhe politike. E përkrahin ata që në fakt bëjnë të kundërtën e aktit të tij, ose nuk kanë as kurajon minimale të aktit të tij, të paktën si qasje e sjellje politiko/publike. E mbështesin hajdutë, mashtrues, gjobvenës, surrogato politike dhe mediatike. Në kësi rastesh, është rasti të marrësh dhe bësh famë nga akti dhe fama e tjetrit. Si grami që rritet në kërcellin e grurit. Nëse Ramushi është një burrë i ndershëm kjo është nderi e tij, nëse është shtetar i ndershëm kjo është nder për shtetin e tij. Koha do t'i provojë të vërtetat. E vërteta që ska nevojë të presë kohën, është se të gjithë u yshtën të marrin pak famë duke I bërë pis nderin atij. Shiheni ndonjëherë veten në pasqyrë kush jeni e çfarë përfaqësoni në realitet për të mos qenë kaq të pafytyrë ndaj nderit të një burri, që quhet Ramush Haradinaj e që sot gjithkush kërkon të marrë pak lavdi mbi dhe nga krenaria personale e tij!