“Furtunë” reagimesh nga gazetarë dhe aktivistë kundër videos së Spiropalit në Kavajë. Rama dhe Fuga mbrohen duke sulmuar mediat

“Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit, krimet e fatkeqësitë, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit.”

Ky është reagimi i kryeministrit Edi Rama kundër mediave, të cilat me profesionalizëm kanë trajtuar ngjarjen e rëndë të Kavajës, duke ruajtur identitetin e të miturve të përfshirë në këtë histori. Por reagimet e ashpra kundër videos së Elisa Spiropalit, ministre për Parlamentin, që bëri publik identitetin e prindërve të vajzës së abuzuar, kryeministri Rama iu kundërpërgjigj me rreshtat mësipërm.

Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit për mediat, mori gjithashtu në mbrojtje ministren Spiropali, duke sulmuar edhe ai gazetarët: Ata politikanë dhe media që shfaqen sot gjasme të indinjuar për vizitën e Elisa Spiropali tek familjarët e vajzës në Kavajë janë pikërisht arsyeja pse prindërit e vajzës vendosën të dilnin hapur me atë mesazh të drejtpërdrejtë në ERTV.”

Në mënyrë të paprecedentë, kryeministri Rama dhe ministrja Spiropali zbuluan identitetin e familjes së vajzës, ndonëse media dhe autoritetet ishin treguar shumë të kujdesshme në këtë çështje.

Shumë gazetarë, aktivistë dhe politikanë kanë reaguar kundër këtij veprimi të Qeverisë. Një përmbledhje të reagimeve do i gjeni më poshtë.

Viol Xhafaj (Gazetare) – A ka turp me te madh se video ne shtepine e minorenes se abuzuar?Kerkoi mos te permendej me ngajrja ne parlament por i shkon ne shtepi e i nxjerr koke e kembe kush jane??? Dhe po kishte ndonje shans qe ata njerez te rinisnin jeten normalisht, nuk kane me! Mbi cfare nuk shkelin keta.

Edi Oga (Gazetar) – Telenovela dramatike e Kavajës, ofroi sot një seri të re emocionuese. E pabesueshme ishte se vetëm Elisa ishte aktore profesioniste, kurse prindrit (e shkretë) të vajzës, ishin ata të vërtetët!

Erald Kapri (Studiues) – Transmetimi i videos se ministres Spiropali nga mediat audiovizive perben nje shkelje te rende te ligjit te medias dhe Kodit te Transmetimit qe denohet rende.

Ndonese per here te pare institucionet ligjzbatuese ia dolen te respektojne privatesine e vajzes, ministrja Spiropali shkeli me dy kembe ligjin dhe vajzen e dhunuar duke i cenuar asaj mundesine per te pasur nje jete normale.

Uroj fort qe Agjencia per Mbrotjen e te Drejtave te Femijeve dhe Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave te Personale te gjobisin ministren, ndersa Prokuroria te nise procedimin penal per shkeljen e neneve te Kodit Penal.

Shpresoj qe mediat te respektojne ligjin dhe etiken dhe te refuzojne transmetimin e videos se hedhur ne facebook e Kryeministrit!

Blendi Salaj (Gazetar) – …kjo nuk ndryshon faktin që vizita praktikisht identifikoi viktimën. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, pavarësisht dëshirës së supozuar të familjes për t’u shfaqur në ERTV.

Ema Shazivari (Gazetare) – Bravo Edi Rama bashke me ate fyçkën tënde. Kur të gjithë menduam që ti kishe prekur çdo nivel perversiteti dhe psikopatie, ti na e vertetove sot me ato pamjet që nxorre që nuk paskemi parë gjë akoma!

Fatma Haxhialiu (Gazetare) – Media i ruan privatesine, nuk permendi kurre as iniciale te vajzes, kjo e filmave vajti i nxorri me emer e fytyre pikerisht per t’i bere protagoniste te nje filmi te neveritshem. Po si moj i nxirrni per fushaten tuaj te qelbur dhe i hidhni lemoshe, duke bere te miret me jeten e tyre te shkaterruar?! Me ca morali tregoni se cilet jane protagonistet e ngjarjes???? A kane mend ne koke, a i dine pasojat? Kjo eshte skandaloze, e turpshme, e neveritshme, nuk kam fjale…

Xhoi Jakaj (Shkrimtare) – Skam fjale me kete qe ju beri Elisa…uaaaa deri ku shkon fushata ne kte vend, nuk njeh dhimbje njerezore

Besa Petriti (Nënkryetare e FRPD) – Vajzat e majta te qytetit tim nuk jane monstra!

Nuk e di se sa vajza, qofshin me bindje te majta a te djathta, qofshin nga Korca a Kavaja u dritheruan kur pane Elisen, deputeten e qytetit tim, tek trazon nje plage qe une personalisht e kam shmangur ta degjoj me imtesi e ta lexoj sepse me trondit dhe tmerron.

Sa e peshtire, sa turp, sa dhimbje, nje vajze e veshur me kostumin qe s’i ndriti kurre, troket ne nje dere mbytur ne vaj? Pertej pergjegjesive ligjore, ajo eshte nene, ajo eshte vajze, ajo perfaqeson vajzat e qytetit tim. Shtirja e servilizmi politik fatkeqesisht ka mbytur ndjenjat e nje vajze e nje nene. Nje deputete e verbuar nga pangopesia, nuk perfaqeson vajzat e majta te qytetit tim, une i njoh ato, nuk jane as perverse dhe as monstra!

Esmeralda Keta (Gazetare) – Kjo nuk ka vend ku te rrije! Nese deri me tani I jane turrurr mediave se po zbulojne identitetin e te mitures, kjo ministresha e Shtetit shkon serbes serbes dhe e nxjerr familjen e vajzes me ze e figure…cfare dreq vendi jemi. A ka Kod per mbrojtjen e identitetit te femijes? A ka shoqata ne kete vend?

Zirkon Disha (Aktivist)– Elisa e doganave, kjo ministre e marredhenieve me parlamentin, kjo shëmti qeverisëse që bën korrieren e mesazheve të kryeministrit duke bërë propagandë neveritëse në familjen e viktimës së minorenes. Mos të rëntë fatkeqësi në këto kohë, se qeveria ta bën dopio.

Matilda Terpollari (Gazetare) – Pra ate qe nuk e beri media e beri Spiropali. I nxorri me portret familjaret perpara te gjitheve per tju thene se ne jemi me te miret do ju paguajme shkollen.

Elena Kocaqi (Historiane) – Me kete qe ka bere duhet te bej doreheqje dhe te largohet perfundimisht nga politika. Eshte shkelje shume e rend se te miturin e mbron ligji. Nuk e di a kane jurist keto ne ministri a parti ta pyesin para se te bejne te tilla gjera.

Mesila Doda (Politikane) – Kriminale dalja nga media e anonimatit te prinderve te vajzes viktime ne ngjarjen e rende te Kavajes. A ju ka mbetur nje fije njerzillek o njerez? A keni femije, motra, mbesa? A keni nje fije turp brenda vetes… si mund te sillen kaq poshtersisht e ti nxjerrin prinderit e femise me fytyre se keta mostra ne pushtet duan shoën e rradhes… jam pa fjale e nuk gjej me force te them…. ky eshte fundi i fundit te njeriut. Viktime disa here, fatkeqe, e tradhetuar nga shoket, miqte, pushteti, media… A keni Zot o njerez?

Aulon Bej Kalaja (Aktivist) – Gjykoj se Ministrja Elisa Spiropali nuk duhet vetem te jape doreheqjen, por duhet te largohet nga politika, pasi ajo publikoi foto te prinderve te te mitures qe u abuzua sistematikisht per disa muaj, nga 7 adoleshente ne Kavaje. Spiropali zhduku.

Armela Ferko (Gazetare) – Ate qe nuk beri media, e beri vete Ministrja! Bravo ju qofte! Beni cfare t’ju vije ndermend me kete vend dhe me familjet mjerane! Jepuni shkelmin e fundit familjeve fatkeqe si kjo. Tashme mund te rrini te qete, sepse u siguruat qe pervec Kavajes, familjen tashme e njeh e gjithe Shqiperia….Beni qejf ne nje vend si ky, ku te gjithe dhunojne, paragjykojne, diskriminojne, anatemojne apo pseudo-moralizojne. Beni qejf ne nje vend si ky, ku askush nuk proteston per asgje dhe askend, ku shoqatat ekzistojne vetem kur ka fonde. Beni qejf ne nje vend si ky, ku mes perhumbjes ne erresire, ju mund te beni sikur po ndizni nje drite, e cila ne fakt eshte aq e pavlere, sa ndricon shemtuar ne dritehije vetem fytyren tuaj, ndersa gjithe te tjeret ngelen te zhytur ne terr. Vazhdoni dhe thuajuni se ju jeni shpetimtaret, ndersa ia shtrengoni ngadale litarin pas qafes! Ju vazhdoni e beni cfare t’ju vije ndermend, se prape do thuhet “asgje s’ka ndodhur”. Te gjithe do harrojne shpejt abuzimin mr 13 vjecaren, por ju do siguroheni qe askush te mos harroje qe i ofruat ndihme ne shkollimin e saj…

Ky ishte perdhunimi shteteror, nese nuk e kuptuat!

Ylli Manjani (Jurist) – Prindërit e adoleshentes në Kavajë nuk patën besim tek askush, ndaj nuk denoncuan për të mbrojtur FËMIJËN e tyre.

Sot post traumë nuk ka më asnjë rëndësi se me kë dalin n’resme publike, me Spiropalin apo me SpiroRamën.

Shteti, bash atëhere kur duhej, nuk ishte askund. Pushteti, padyshim që është “blerësi” i traumave më i madh.

Ndaj mirë bëjnë që nxjerrin prindërit, por po pres të shoh edhe fytyrat e mësuesve që dinim çdo gjë dhe nuk bënë asgjë; policëve që kishin për detyrë ta ndalonin atë traumë dhe nuk e ndalën; të gjithë atyre sehirxhinjve që fatkeqësinë e tjetrit e panë si gallatë.

Turp!

Xheni Karaj (Aktiviste) – Produksioni:Rilindja

Regjia:Edi Rama

Aktore:Elisa Spiropali

Kishim pare filma me kaubojse, perdhunues, hajdute, klloune, mafioze, vrases serial ne Kinostudion e Parlamentit te Shqiperise. Kemi qare, qeshur, turfulluar, ankuar, acaruar, mallkuar, protestuar etj.

Na paralajmeroi Elisa qe me ngjarje te tilla behen filma dhe filmin e beri. Deshtove moj Elise, jo vetem si aktore dhe politikane por mbi te gjitha si grua dhe njeri.

Deshtove ti dhe deshtaku qe perdhunuesin e Kavajes e uli me ty dhe shoket e shoqet e tua ne Parlament. Deshtaku qe prononcohet dhe komenton cdo budallek ne facebuk por behet memec kur duhet te flase per grate qe perdhunohen dhe vriten.

Mjaft na perdhunuat!

Video në familjen e vajzës së abuzuar; Vokshi kërkon shkarkimin ministres Spiropali. Reagon edhe nënkryetarja e LSI