Flash News

KRYESORE

‘Fusha sh.p.k’ që do shembë teatrin, fiton një tjetër koncension

‘Fusha sh.p.k’ që do shembë teatrin, fiton një

Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës njoftoi lidhjen e kontratës koncensionare për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Hidrocentrali do të ndërtohet me koncesion nga bashkimi mes kompanisë turke “Ayen Enerji” dhe asaj shqiptare “Fusha SH.P.K”.

Sipas kontratës, konsorcium fitues do të investojë rreth 125.3 milionë euro ndërsa sipas afateve të parashikuara në kontratë, ndërtimi i hidrocentralit të Kalivaçit do të zgjasë dy vjet e gjysmë dhe kjo vepër pritet të fillojë nga prodhimi i energjisë në vitin 2021.

Ky hidrocentral do të ketë një fuqi të instaluar prej 111 mega vat dhe prodhim vjetor energjie 366.6 milionë kilovat.

Kompania ‘Fusha sh.p.k’ është në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi është firma së cilës i është dhënë ajo që quhet qendra historike e Tiranës ku parashikohet shembja e godinës së teatrit dhe ndërtimit i disa kullave në zonën në fjalë.

Të fundit