Flash News

KRYESORE

Fushata e 2017/ Këto janë zonat me riskun më të lartë për incidente dhe përplasje

Instituti i Studimeve Politike ka analizuar kandidatët, partitë, stafet elektorale, rezultatet në vite, specifikat e zgjedhjeve në secilën bashki, problematikat lokale dhe në fund si bashkim i të gjithë treguesve është bërë renditja e zonave me riskun më të lartë elektoral.

Analiza është bazuar në treguesit e cilësisë së kandidatëve, ekzistencës së kandidatëve me rekorde negative, në nivelin e rivalitetit midis partive në zonë, në qenien ose jo bastion, në rolin e kandidatëve/biznesmenëve aktiv në zonë, në numrin minimal të votave për mandatet përcaktuese, në synimin e fortë politik për një mandat, në konfliktet e ndryshme lokale, në specifikat e zonës dhe në probleme në zgjedhjet e mëparshme.

Zonat me riskun më të lartë për të patur përplasje janë Peshkopia, Elbasani, Shkodra, Durrësi, Kukësi, Peqini, Laçi, Kavaja, Kamza, Fieri, Lezha, Shijaku, etj. Në fund të listës, me shanse minimale për zona të riskut elektoral janë Mirdita, Divjakë, Vorë, Delvinë, Gramsh, Patos, Devoll, Kolonjë, Himarë, Përmet, Pustec.

Të fundit