Flash News

KRYESORE

“Fushë nga para e fushë nga trutë”, pse e acaroi shumë ky koment Aulona Mustën?

Aulona Musta ka hedhur një video teksa kërkon nga fansat e saj komente për trupin që kanë, ndërkohë trupin e saj e komenton si fushë para e kodër pas, duke nënkuptuar që ka të pasmë të kolme edhe pse nuk ka shumë gjoks.

“Kur u ndane keto na rane: fushe nga para, e koder nga pas. Pa te shohim njehere, se jam kurioze, si i kam gocat qe me ndjekin? Fushe para/koder pas? Koder para/fushe mbrapa? Fushe/fushe? Koder/koder? Ok kjo kategoria e fundit me mire mos te pergjigjet se do t’i bej block”, shkruan Aulona.

Ndërkohë, një fanse e ka komentuar duke i thënë që Aulona është fushë nga trutë:

“Po ti je fushë nga trutë moj fushë pa brazda e kanale fare hahaha po s`ka gje kshu e jeton jeten me mire cte duhen trute te vuash.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aulonës e cila me të njëjtat nota ka ofenduar fansen e saj:

“Fakti qe je e vuajtur ne jete, nuk te jep te drejten te besh neperken neper instagram. Te pakten truri im fushe jep disa komanda te rendesishme ne fushen e komunikimit, sic jane shenjat e pikesimit, gje qe truri yt gjithe “peshe” nuk arrin ta beje dot.”

Të fundit