Fusnin drogën në burg nëpërmjet ushqimeve/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Itali, 34 në pranga, 5 prej tyre shqiptarë (Emrat)

Një grup trafikantësh droge, mes të cilëve edhe 5 shqiptarë është vënë dje në prangat e policisë italiane.

Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar 34 persona, mes të cilëve zyrtarë të burgjeve dhe shqiptarë, ndërsa është lënë në arrest shtëpie edhe një grua shqiptare. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nga komanda provinciale e Karabinierëve të Latinës në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve.

Mësohet se nga hetimet e nisura që në vitin 2017 kjo organizatë zhvillonte aktivitete brenda burgut, duke futur drogën nga jashtë nëpërmjet ushqimeve.

Karabinierët kryen 34 urdhra paraburgimi nga të cilët 30 u burgosën dhe katër u lanë nën arrest shtëpiak.

Mes të arrestuarve kanë qenë edhe dy operatorë nga zyra lokale e rrethit Latina, si dhe dy oficerë të policisë së burgjeve, Salvatore Di Girolamo, 56 vjeç, dhe Angelo Di Girolamo, 30 vjeç, babë e bir.

Salvatore Di Girolamo, është konsideruar si eksponent kryesor i klanit Di Lauro të Secondigliano.

Të burgosurit janë:

Gennaro Amato, 54 vjeç të Afragola;

Gioaçhino Iazzetta, 31 vjet Acerra;

Angelo Travali, 33 vjeç nga Latina;

Salvatore Travali, 29 vjeç nga Latina,

Antonio Di Noia, 38 vjeç nga Latina;

Massimiliano Del Veçhio, 35 vjet Fonde;

Gennaro Amato, 54 vjeç i Afragola;

Franco Zinni 56 vjeç nga Roma, inspektor në burgun e Latinës, në pension disa muaj më parë;

Gianni Tramentozzi, 50 vjet Terracina, oficer policie penitenciar;

Angelo Petrillone, 50 vjeç nga Sabaudia;

Simone Petrillone, 25 vjeç nga Priverno;

Riçardo Petrillone, 27 vjeç nga Latina;

Nicoletta Torri, 44 vjeç nga Terracina;

Martina Giacomelli, 23 vjeç, nga Roma;

Eduard Lala, shqiptar 26 vjeç;

Michael Consoli, 31 vjeç nga Sezze;

Adriatik Deda, 41 vjeç shqiptar;

Endri Collaku, shqiptar 28-vjeçar;

Gioaçhino Iazzetta, 31 vjeç nga Acerra;

Antonio Sellaçi, 54-vjeçar nga Sonnino;

Mauro Guerrieri, 42 vjeç nga Sonnino;

Francesco Falcone, 48 vjeç nga Latina;

Luca Pintus, 36 vjeç, nga Sezze;

Stefano Venditti, 26 vjeç, nga Latina;

Emauele Pagliaroli, 28 vjeç nga Terracina;

Mario Braganti, 25 vjeç, nga Fondi;

Niko Tamburo, 28 vjeç nga Terracina;

Marco Quattrocioçhi, 36 vjeç nga Latina;

Saverio Dei Giudici, 30 vjeç, Terracina;

Ndricim Lalaj, 29 vjeç, shqiptar;

Salvatore Di Girolamo, 56 vjeç, nga Napoli;

Angelo Di Girolamo, 30 vjeç, nga Napoli.

Nën arrest shtëpie janë:

Maria Spina, 61 vjeç, e Napolit;

Rachele Sellaçi, 31 vjeç nga Sezze;

Andrea Lazzaro, 46 ​​vjeç, nga Latina;

Eneida Skendo, shqiptare 28 vjeç.