Flash News

KRYESORE

Fustani i Beyonce u punua tre ditë-netë nga stilistët shqiptarë, sa kushton ai

"Kujta dhe Meri", çifti kosovar, janë dy dizajnerët që realizuan fustanin e shumëpërfolur të Beyonce, që këngëtarja e veshi në ditëlindjen e 50-të të Diddy-t.

Stilistët shqiptarë janë prononcuar për "Klan Kosova" ku kanë treguar për detajet e bashkëbisedimit dhe sa shumë është dashur të punohej ai fustan.

“Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej,” thotë Kujta.

Ai model ekzakt i fustanit nuk mund të blihet, sepse dy të mbeturit, çifti do t’i ruajë për vajzat e veta. Por, një version i ngjashëm shitet në dyqanin e brandit Kujta & Meri në Milano për rreth 6000 euro.

Të fundit