Flash News

KRYESORE

"Fustanin e fejesës e kam blerë në gabi", këngëtarja shqiptare e thotë publikisht

Në një kohë kur daljet publike por dhe në rrjetet e tyre sociale, personazhet publik përpiqen të tregojnë më të mirën e tyre, e shpeshherë jetën luksoze, këngëtarja Orgesa Zaimi shprehet pa dorashka.

Ajo ka treguar për Eraldo Rexhonse fustanin e fejesës, disa vite më parë, e ka blerë në "gabi", tek veshjet e përdorura dhe që është një fustan që e do shumë.

“Është i punuar i gjithi me dorë. E kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose siç thuhet tek 'gabi', por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup", shprehet këngëtarja me shumë çiltërsi.

Të fundit