Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Futboll me maska dhe doreza, në Nikaragua nuk pyesin për koronavirus
Ndryshe nga e gjithë bota, në Nikaragua vazhdon të luhet futboll. Atje po e sfidojnë koronavirusin, edhe pse shumica e shteteve të botës kanë marrë masa absolute për t'u mbrojtur prej tij.
Me maska në fytyrë, doreza kirurgjike dhe distancë sigurie, futbollistët në Nikaragua janë të detyruar të luajnë futboll. Kjo foto është shkrepur para ndeshjes së Cacique Dirangen me Deportivo Ocotal.
Cacique e bëri këtë foto si një protestë ndaj federatës, duke qenë se drejtuesit e kësaj të fundit nuk e kanë ndërprerë kampionatin vendës.
“Duhet të luajmë dhe e bëmë! Qeveria na ka thënë se ende nuk ka alarm dhe i besojmë. Lahemi dhe ndërrohemi në shtëpi, por në fushë nuk kemi çfarë bëjmë. Eshtë lojë kontakti”, tha njëri prej lojtarëve në mediat spanjolle.