Futbolli italian shtyhet sërish, Federata vepron si qeveria

Pas dekretit zyrtar të kryeministrit të Italisë, Giuseppe Conte, që ka zgjatur karantinën për italianët deri më 13 prill, Federata Italiane e Futbollit ka zyrtarizuar ndalesën e re të kompeticioneve futbollistike në vend.

“Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të pezullojë deri më 13 prill të gjitha kompeticionet e futbollit. Ky vendim është marrë pas Dekretit të Presidentit të Këshillit të Ministrave të 1 prillit 2020 për ‘masa urgjente kundër përhapjes së virusit’”, lexohet në komunikatën për shtyp.

Në media raportohet se rinisja e kampionatit italian mendohet në qershor, ashtu si shumica e ligave të tjera në Europë.