Flash News

KRYESORE

Futbolli ndryshon sërish, nuk do të ketë më merkato dimri

Futbolli ndryshon sërish, nuk do të ketë më merkato dimri

Duket se futbolli do të përballet me ndryshime të tjera shumë të rëndësishme.

 “The Sun” bën të ditur se klubet e mëdha të kontinentit europian janë dakord me propozimin për ta anuluar merkaton e dimrit. Kjo nuk do u japë më mundësi skuadrave të bëjnë ndryshime në përbërje, në prag të pjesës së dytë të sezonit.

Vendimi i Premier League për ta mbyllur merkaton e verës para fillimit të kampionatit, e cila po përkrahet si ide edhe nga pjesa tjetër e Europës, mesa duket paska qenë vetëm hapi i parë i një rregulli të ri.

Sipas “The Sun”, klubet më të mëdha në Europë janë dakord me këtë propozim dhe vendimi do të merret shumë shpejt dhe mund të futet në fuqi duke nisur nga janari i vitit 2019.

Mesa duket është koha për ndryshim në futboll, duke kujtuar se këtë sezon do të pëdoret edhe sistemi VAR (Video Assistant Referee.)

Të fundit