Flash News

KRYESORE

Futbolli nuk është thjesht talent, Messi na thotë sekretet

Futbolli nuk është thjesht talent, Messi na thotë sekretet

Duket sikur Leo Messi të gjitha gjërat i bën automatikisht, meqë e ka dhunti, por jo. Sipas tij, duhet edhe studim dhe shumë punë në stërvitje.

Në një intervistë të fundit për sajtin zyrtar të Barcelonës, argjentinasi ka folur për disa detaje më shumë mbi goditjet e tij të dënimit, një pikë e fortë e tij sidomos në dy sezonet e fundit.

"Është e vërtetë se kam filluar t'i kushtoj më shumë kohë studimit të portierëve. Tani j ndjek lëvizjet e tyre, nëse bëjnë një hap ose jo. Shoh edhe pozicionimin e murit kundërshtar para meje. Dikur veproja me instikt, kurse tani i shoh më shumë këto aspekte”, ka deklaruar “Pleshti”.

"Duhet punë, studim dhe stërvitje. Duhet shumë stërvitje. Kjo është mënyra e vetme për të pasur sukses”, ka shtuar 6-herë fituesi i “Topit të Artë”.

Të fundit