Flash News

KRYESORE

Futbolli shqiptar i përfshirë nga skandalet, Duka në Kongresin e UEFA-s

Futbolli shqiptar i përfshirë nga skandalet, Duka në Kongresin e

Ndonëse futbolli shqiptar është i përfshirë nga skandalet, siç është kërkesa për përjashtimin e Skenderbeut për 10 vjet nga kompeticionet europiane, presidenti i FSHF ka udhëtuar drejt Zyrihut për të marr pjesë në punimet në punimet e Kongresit të 42-të të UEFA-s, mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë.

Pjesë e delegacionit ishin edhe zv.Presidenti, z. Edvin Libohova si dhe Sekretari i Përgjithshëm, z.Ilir Shulku.

Anëtarët e UEFA-s kanë aprovuar në punimet e këtij Kongresi bilancin financiar të vitit 2016-2017, po kështu kanë miratuar buxhetin për periudhën 2018-2019, teksa janë diskutuar dhe miratuar edhe disa ndryshime statutore të propozuara. Po kështu, Presidenti Duka përpara nisjes së punimeve ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e FIFA-s, z.Gianni Infantino.

Të fundit