Flash News

KRYESORE

Futbollistët me pushime, PSG i kontrollon me GPS

Futbollistët me pushime, PSG i kontrollon me GPS

Ekipi francez PSG ka vendosur ti mbajë lojtarët nën monitorim edhe gjatë kohës që ata janë pushim me rastin e festave të fundvitit.

Sipas të përditshmes “Le Parisien” secilit prej lojtarëve të ekipit i është dorëzuar një GPS për të kontrolluar lëvizjet e kryera. Klubi ka paralajmëruar se do të tolerohet deri 1 kilogramë mbi peshë nga ajo që kishin para se të niseshin për pushime.

Stërvitja me grupin do të rinisë më 2 Janar pasi 5 ditë më vonë do të zhvillohet ndeshja e parë për 2018 e vlefshme për Kupën e Francës.

Të fundit